JOQ Albania
Home

Rama zëvendëson Gjylametin me ish-ministrin besnik, kush ia mori postin të preferuarës së KM në Tiranë?
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01/04/2019 12:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi se kryetarja e PS në Tiranë Blerina Gjylameti pati një debat me kryeministrin Rama në lidhje me listat për Këshillin Bashkiak të kryeqytetit për shkak se nuk kishte emra të skuadrës së saj, por më pranë Veliajt.

E kontaktuar në lidhje me këtë lajm, ajo u shpreh shkurt:

S’kemi asnjë konflikt.”

Ditën e sotme u vendos caktimi i seancës parlamentare të mërkurën në orën 10:00, teksa u pasua nga reagimi i PD, i cili ka zhvendosur protestën më 3 Prill. teksa grupi parlamentar i PS u mblodh për të marrë disa vendime të rëndësishme.

Është mësuar se është vendosur largimi i Blerina Gjylametit nga drejtimi i Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ky post i është besuar ish-ministrit të MIE Damian Gjiknurit.