JOQ Albania
Home

“Edi Gëzuar 1 Prillin!”/ Rama pritet me protesta, lëshon gojën ndaj pedagogëve: Sharlatanë doktorë shkencash!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01/04/2019 12:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

I gjendur ditën e sotme në Godinën Iliria ku zhvilloi një takim me studentët e Universitetit të Tiranës, Edi Rama u prit me brohorima dhe pankarta nga studentët për 1 Prill.

Një grup studentësh protestuan para godinës duke i rikujtuar atij se pothuajse asnjë premtim i bërë prej tij për “Paktin për universitetin” gjatë kohës së protestave të studentëve, nuk është mbajtur.

Në kuadër të 1 Prillit, studentët kanë shpalosur pankarta të mëdha ku shruhej: : ‘Pakti për Universitetin’, Rama = Dështim. ; Edi gëzuar 1 Prillin.

Ata janë ndaluar nga Garda për të mos vazhduar me protestën e tyre. Asnjë reagim nuk ka ardhur nga Rama, i cili e quan të mbyllur këtë çështje duke shkelur premtimet e bëra.

Ai prezantoi bibliotekën dixhitale universitare dhe në fjalën e tij nuk la pa përmendur as pedagogët, të cilët i etiketoi si sharlatanë, doktorë shkencash.

Ai u shpreh:

Duhet bërë njëherë e mirë ndarja e pedagogëve sharlatanë “doktor shkencash” nga ata që meritojnë të gjithë respektin për dijet dhe punën që bëjnë. Pedagogët e mirë do të ndahen nga ata sharlatanët.”

Për më tej ai kritikoi rektoratin e UT  duke u shprehur se është vendi ku duhet të gjendet zgjidhje.

Rama shtoi:

Do të jetë ndryshim të mesatares për të hyrë në universitete. S’mund të vijojmë me mesataren 6 për të hyrë në universitete. Viher re një rritje e mesatares artificiale.”