JOQ Albania
Home

Trokiti në derën e fqinjit duke menduar se ishte e tija, qëllohet për vdekje i riu
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 01/04/2019 11:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një adoleshent nga Atlanta ka gjetur vdekjen pasi trokiti gabimisht në një derë që kujtoi se ishte e apartamentit të tij.

19-vjeçari Omarian Banks u vra të premten në mëngjes pasi trokiti në derën e gabuar në një kompleks apartamentesh.

Ai po ngjitej për në shtëpinë e tij në momentin që mori në telefon të dashurën dhe i tha që të hapte derën.

Por, në vend që t’i binte derës së tij, ai kishte qenë në një derë tjetër aty pranë. Dera iu hap nga 32-vjeçari Darryl Bynes, i cili mori një armë dhe e qëlloi disa herë.

Sipas policisë, ata shkëmbyen një bisedë të shkurtër dhe më pas adoleshenti u vra.

E dashura e tij tregoi më vonë se Omarian i kishte thënë Darryl-it se kishte trokitur në derën e gabuar, po ai i kishte thënë se ishte pikërisht tek dera e duhur dhe më pas e kishte qëlluar edhe dy herë të tjera. JOQ Albania