JOQ Albania
Home

“Njerëz të pafajshëm kanë ngrënë plumbin!”/ Plas në Shkodër midis kryebashkiakes dhe Veliut: S’mund të largoheni kështu!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01/04/2019 11:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

3 ditë më parë viktima të një atentati me armë zjarri mbetën dy vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali.

Ngjarja e bujshme që tronditi opinionin publik u shoqërua me lëvizje të rëndësishme si shkarkimi i drejtorit të Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati dhe prezantimin e prefektit të ri të qytetit verior, Valdrin Pjetri.

Ditën e sotme ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu pas lëvizjeve të bujshme në polici në këtë qytet, prezantuan prefektin e ri.

Deri para këtij emërimi, Pjetri mbante detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Hipotekave dhe lëvizja bëhet pas shkrirjes së këtij institucioni me ALUIZNI-n.

Valdrin Pjetri do të zëvendësojë Çesk Milljen, i cili mbante postin e Prefektit të qarkut të Shkodrës prej shtatorit 2017.

Në këtë takim ka patur përplasje midis kreut të Policisë dhe kryetares së Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.

Teksa prefekti i ri po fliste, Veliu u largua.

Ademi i është kthyer Veliut:

Ngjarja që ndodhi të parandalohej! Njerëz të pafajshëm kanë ngrënë plumbin. Nuk mund të largoheni kështu nga takimi!”