JOQ Albania
Home

Cakaj bën “të egrin”, u heq privilegjet konsujve të nderit: Dorëzoni targat diplomatike!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01/04/2019 10:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat. Ai ka folur në lidhje me konsujt e nderit dhe automjetet që ata udhëtojnë.

Cakaj është shprehur se janë 38 konsuj nderi që udhëtojnë me privilegje diplomatike, me targa CD që e ka konsideruar shkelje të ligjit.

Ai ka njoftuar heqjen e targave privilegjuese në kuadrin diplomatik dhe ka shtuar se do të merren masa për zëvendësimin e tyre me targa të zakonshme që do të kenë një shenjë dalluese.

Ai ka deklaruar:

Kemi 38 konsuj nderi që lëvizin me targa CD, me privilegje diplomatike në shkelje të ligjit. Privilegjet do të marrin fund. Targat do të jenë të zakonshme me një shenjë dalluese."