JOQ Albania
Home

Ministrja e Kulturës kundër qeverisë për prishjen e Teatrit, zbulohet lidhja familjare që ka me godinën
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01/04/2019 9:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kastriot Çipi, një nga aktivistët kryesorë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka komentuar intervistën e ministres së Kulturës Elva Margariti për çështjen e teatrit.

Sipas tij propozimi i ministres është në favor të restaurimit konservativ dhe jo të prishjes.

Në reagimi e tij Çipi thotë se Margariti, e cila është diplomuar për arkitekturë në Firence, mendon ndryshe nga injorantët Rama dhe Veliaj. Për Çipin, ministrja anon nga rikonstruktimi me të njëjtat materiale, që Veliaj i quan "asbest" dhe "tallash".

Në fund Çipi e mbyll duke thënë se duhet parë nëse ministrja do t’i qëndrojë fjalës. Ajo ka shfaqur rezervat e saj për prishjen e godinës së Teatrit dhe se mbështet restaurimin e saj.

‘Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit’, ka zbuluar se Margariti nuk ka vetëm një lidhje emocionale por edhe familjare me godinën e Teatrit Kombëtar.

Anton Lutfi, një prej projektuesve të godinës është pikërisht gjyshi i ministres së Kulturës.

Sipas Velos, ai është një nga “katër themeluesit” e shkollës shqiptare të arkitekturës.

Në postim shkruhet:

Anton Lufi është gjithashtu edhe gjyshi i zonjës Margariti! Qëndrimi kundër Teatrit jo vetëm që do hidhte poshtë gjithë formimin e saj profesional nga Universiteti i Firences por do ta vinte atë edhe kundër trashëgimisë së saj familjare dhe personale. Shpresojmë që zonja Margariti ta kujtojë këtë fakt gjithmonë e më shpesh në ardhmen kur të pyetet në lidhje me Teatrin.”