JOQ Albania
Home

Kalojnë rrethimin dhe futen brenda karrocerive të kamionëve, shqiptarët i “hapin punë” policisë daneze
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 01/04/2019 0:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Emigrantët shqiptarë janë kthyer në problem për shtetin danez. Në dy ditët e fundit, policia ka kapur 13 shqiptarë në Portin e Esbjerg.

Këta të fundit pasi kishin kapërcyer gardhin rrethues, janë futur në karroceritë e kamionëve dhe po imbarkoheshin në target, destinacioni i të cilit ishte Anglia.

Siç raportojnë mediat daneze, fillimisht u kapën 4 shqiptarë të moshave 20, 21, 30 dhe 35 vjeç dhe më pas 9 të tjerët. Bazuar në ligjin danez, shqiptarët do të mbahen në paraburgim, më pas do të deportohen në Shqipëri dhe do t’u ndalohet hyrja në Danimarkë për 10 vjet.

Foto ilustruese

Të njëjtën gjë shqiptarët kishin bërë edhe në portet holandeze,duke vënë në alarm autoritetet. Shteti holandez reagoi me të gjitha mënyrat, madje edhe nëpërmjet kryebashkiakut të Roterdamit, i cili ndodhej për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Kujtojmë këtu se 4 parti në parlamentin holandez kanë kërkuar vendosjen e sistemit të vizave për shqiptarët.