JOQ Albania
Home

U dhunua barbarisht nga nipi, i moshuari ndërron jetë në spital
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 01/04/2019 0:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Maqedoninë Veriore.

Mësohet se një 19-vjeçar ka rrahur për vdekje gjyshin e tij 66 vjeç.

Sipas mediave fqinje, ngjarja është regjistruar në Koçan.

Foto ilustruese

Imoshuari me iniciale S.M, ka ndërruar jetë në spital, pasi nuk ka përballuar dot goditjet.

Menjëherë pas ngjarjes, policia i ka vënë prangat të riut.

Nuk dihen ende shkaqet e dhunës, ndërsa është ngritur edhe një grup hetimor për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.