JOQ Albania
Home

E mundi Lazio, Spalleti shpërthen keq ndaj Mauro Icardit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 31/03/2019 23:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Interi ka humbur sonte teksa u mund nga Lazio me rezultatin 0-1 duke humbur një mundësi të artë për të blinduar vendin e tretë.

Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 29-të të Serisë A.

Në prononcimin pas ndeshjes, trajneri Spalleti foli me tone të ashpra edhe për çështjen Icardi.

Ai u shpreh:

Negociatat me Icardin janë poshtëruese për tifozët e Interit dhe për ata që e duan këtë klub. I bie që ata duhet ta lusin për të veshur fanellën e ekipit?! Kjo është e turpshme. Icardi duhet të qëndrojë një ndeshje jashtë.
Nëse vazhdon të sillet siç është sjellë kohët e fundit, atëherë mund të fillojë të rikthehet në skuadër. Njerëzit thonë se humbëm ndeshjen sepse nuk ishte Icardi, por kemi humbur ndeshje edhe me të në fushë.  Messi bën diferencën, jo Icardi, me gjithë respektin që kam për të."