JOQ Albania
Home

Ishte vendosur në makinë dhe ra prej rrugëve me gropa, dalin detaje të reja nga eksplozivi në Vlorë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 31/03/2019 23:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një pako me eksplozivë u gjet mbrëmjen e sotme në lagjen “10 korriku” në Vlorë.

Mësohet se lënda plasëse ishte vënë poshtë një makinë.

Sipas grupit hetimor, dyshohet se pako me lëndën plasëse, mund të ketë rënë gjatë lëvizjes së mjetit.

Kjo për shkak se zona përreth vendit ku u gjet lënda plasëse është me gropa dhe si pasojë e tronditjeve pako është shkëputur.

Pakoja është gjetur nga banorët, të cilët të alarmuar kanë njoftuar policinë.

Kjo e fundit ka ardhur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë evakuimin e bizneseve të zonës.