JOQ Albania
Home

Interi ngec në shtëpi, Lazio largohet me tre pikë nga San Siro
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 31/03/2019 22:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Interi ka bërë një hap fals mbrëmjen e sotme në San Siro, duke u mundur nga Lazio me rezultatin 0-1. Miqtë kanë kaluar në avantazh që në minutën e 13 të pjesës së parë me Milinkovic-Savic.

Deri në momentin e golit Interi kishte shanse të shënonte, por nuk gjeti rrugën e rrjetës. Pas golit të miqve loja e zikaltërve ra dhe po të mos ishte për Handanoviç, Lazio mund të shënonte edhe golin e dytë.

Edhe në pjesën e dytë zikaltërit ishin të paqartë në fushën e lojës, duke provuar me goditje nga distanca por pa sukses. As zëvendësimet e Spallettit nuk dhanë efekt, pasi rezultati mbeti i pandryshuar.

Duhet theksuar që Interi vinte me munges ate rëndësishme në këtë sfidë, si De Vrij dhe Lautaro Martinez. Me këtë rezultat Interi ruan sërish vendin e tretë, duke qenë se edhe kushurinjtë e Milanit pësuan disfatë në Genova.

Fitorja e mbrëmjes së sotme e Lazios, e ka bërë më të bukur luftën për të siguruar një vend në Champions League në edicionin e ardhshëm.