JOQ Albania
Home

Pronat e minoritetit grek në Himarë, Rama tërhiqet pas kërcënimeve të Tsiprasit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 31/03/2019 22:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mediat greke i kanë kushtuar sërish një artikull çështjes së pronave të minoritetit grek në Himarë.

Gazeta e njohur Ekathimerini, shkruan se shqipëria hoqi nga fletorja zyrtare një vendim për konfiskimin e pronave në Himarë, të cilat i përkisnin minoritetit grek.

Sipas medias helene, zbrapsja e qeverisë shqiptare, erdhi pas kërcënimit që i bëri Ramës, homologu i tij grek, Aleksis Tsipras.

Ky i fundit përsëritit edhe njëherë paralajmërimin ndaj Shqipërisë, se rrezikon anëtarësimin në BE, nëse vijohet me konfiskimin e pronave.

Tsipras u shpreh:

 Është një fatkeqësi fakti që në këtë moment nuk jemi optimistë për perspektivën evropiane të këtij vendi, i cili po përballet me sfida të mëdha që duhet të adresojë. Nëse Shqipëria synon të lëvizë në drejtim të konfiskimit të pronës atëherë parakushtet për pranimin në BE “nuk ekzistojnë”.

Media greke vazhdon më tej duke thënë se pritet të shihet nëse ky vendim i qeverisë shqiptare, është hapi i parë drejt një tërheqjeje të plotë nga kërkesat e saj mbi pronën etnike greke.