JOQ Albania
Home

Gaz Paja parkon makinën në sheshin e Teatrit Kombëtar, përfaqësuesit e artistëve i lënë shënimin e veçantë
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 31/03/2019 22:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Teatrit ka publikuar një status në rrjetin social Facebook pasi aktori i njohur shqiptar Gaz Paja kishte parkuar makinën e tij në sheshin e Teatrit Kombëtar.

Të revoltuar përfaqësuesit e artistëve i kanë lënë një shënim në xhamin e makinës aktorit, për të kuptuar gabimin e pafalshëm që ai ka bërë.

Statusi në rrjetin social Facebook:

Gaz Paja na kishte bërë një provokim sot duke parkuar makinën e tij, aspak modeste, në Sheshin e Teatrit. Ne i lamë një shënim te xhami."

Shënimi që i kanë lënë shkruan:

Këtu protestohet nuk parkohet!"

Prej disa muajsh kjo përfaqësi e artistëve shqiptarë po proteston kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.