JOQ Albania
Home

Dekor me diamante e fishekzjarre, brenda dasmës 1 milion dollarëshe të çiftit homos*ksual
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 31/03/2019 21:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Çifti i të njëjtit seks, Luka Williams, 31 vjeç, dhe Damien Kolbas, 29 vjeç, donin një martesë si në përralla pa u kursyer në shpenzime.

Dhe, pas 12 muajve planifikim deri në detaje, dy dhëndëruat e lumtur lidhën kurorë më 23 mars në atë që është quajtur “Dasma e Vitit e Australisë”.

Dyshja u kishte kërkuar 320 të ftuarve të tyre që të pajiseshin me 9 kostume të ndryshme pasi dasma e tyre zgjati plot 4 ditë.

Çifti nga Sydney kanë treguar për Mail Online se për të realizuar super dasmën e tyre kanë shpenzuar një milion dollarë.

Luka dhe Damien u paraqitën në eventin e vitit me Rolls Royce dhe të dy kishin 6 shoqëruese të veshura me fustane të bardhë të dizajnuara posaçërisht për dasmën.