JOQ Albania
Home

Sondazhi/ 59% e shqiptarëve do zgjidhnin Dashamir Shehin në 30 qershor
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 31/03/2019 18:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Para disa ditësh, më ekzaktësisht në 23 mars kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shpalli kandidaturën për një tjetër mandat në krye të kryeqytetit shqiptar në zgjedhjet e 30 qershorit.

E ndërsa zgjedhjet janë vetem tre muaj larg shqiptarët janë në dilemë nëse do zgjidhnin sërish kryebashkiakun Veliaj për të drejtuar Tiranën.

Redaksia JOQ Albania realizoi një sondazh ku afërsisht kanë votuar 30 mijë shqiptarë në një kohë rekord.

Të pyetur nëse do të zgjidhnin Erion Veliajn apo Dashamir Shehin si kryetarin e Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e 30 qershorit, ka rezultuar fitues Dashamir Shehi me 59% të votave.

Pyetja e sondazhit të realizuar nga redaksia JOQ Albania:

Në rast se këta do të ishin 2 alternativat për Kryetarin e Bashkisë Tiranë, cilin prej tyre do të zgjidhnit?"

41% e votuesve kanë zgjedhur Erion Veliajn si kreun e ri të Bashkisë së Tiranës.

Ndërsa 59% e votuesve kanë zgjedhur Dashamir Shehin si alternativën më të mirë për kreun e Bashkisë së Tiranës.