JOQ Albania
Home

“Shikoni ç’bëhet në Itali, jemi 5 orë me vonesë”, “Blue Panorama” vazhdon t’ua “nxijë jetën” shqiptarëve
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 31/03/2019 17:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një avion i linjës "Blue Panorama" u ka shtyrë udhëtimin me disa orë për 200 pasagjerët e saj në bord. Supozohej se avioni i linjës  Tiranë-Genova duhet të ishte nisur në 11:49 por e ka shtyrë fluturimin për në orën 17:00.

Mësohet se fluturimi është shtyrë për shkak të një defekti që ka pësuar avioni, pasagjerët janë detyruar të presin deri në orën 17:00.

Nuk është hera e parë që avioni i linjës Blue Panorama, pëson defekte pasi rreth një muaj më parë avioni u detyrua të bënte një ulje emergjente për shkak të një avarie me motorët,duke përhapur panik te qytetarët.

Ndërkohë edhe një shqiptar i ka shkruar redaksisë JOQ Albania për shtyrjen e fluturimit të tij. Ai duhej të ishte nisur në orën 14:15 të ditës së sotme, por fluturimi i tij është shtyrë për në orën 19:00 pa iu dhënë asnjë shpjegim pse ka ndodhur diçka e tillë.

Shqiptari shkruan:

Përshëndetje JOQ Albania. Shiheni çfarë bëhet në Itali. 5 orë me vonesë avioni dhe asnjëri s’do t’ia dijë për ne."