JOQ Albania
Home

Ekzekutimi mafioz i vëllezërve në Shkodër, Astmer Bilalit i jepet leje nga burgu
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 31/03/2019 16:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në zonën e Zooteknikës, në lagjes Kiras në qytetin e Shkodrës. Viktima të këtij atentati me breshëri kallashnikovi kanë mbetur dy vëllezërit Astrit Bilali 65 vjeç dhe Ibrahim Bilali, 55 vjeç.

Astrit Bilali është babai i Asmer Bilalit, ish-boksierit shkodran, një prej personave në listën e implikuarve të grupit “Bajri”.  29-vjeçari është person me precedentë të mëparshëm, pasi cilësohej si i dyshuari kryesor për plagosjen e 20-vjeçarit Hermes Beqiri në një nga lokalet e Shkodrës, ngjarje e ndodhur në vitin 2017.

 E ndërsa sot, Fahri Vejuka, i cili është edhe gjyshi i ish-boksierit të Vllaznisë Asmer Bilali, bëri një apel për institucionet që të gjejnë sa më shpejt vrasësit, ndërsa pati një lutje që nipi i tij të rrijë të paktën dy ditë në shtëpi, për të pritur vizitat.

Pas kërkesës së gjyshit të tij për t’i dhënë leje dy ditore që të merrte pjesë në ceremoninë mortore të babait e xhaxhait të tij të vrarë një ditë më parë, Astmer Bilalit i është dhënë leje nga burgu.

Mësohet se leja është dhënë për një afat dyditor për të qëndruar pranë familjes ashtu sikurse edhe ishte kërkuar nga gjyshi i tij. Ndërkohë Astmer Bilali është shoqëruar nga policia për në banesën e tij dhe pas mbarimit të këtij afati do të rtikthehet në qeli.

Ish-boksieri Astmer Bilali, u arrestua vitin e kaluar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër, ndërkohë që grupi kundërshtar i tyre janë Licajt.

Dyshohet se lufta mes këtyre bandave të këtë sjellë viktimat e radhës. Autorët pas ekzekutimit të dy vëllezërve i kanë vendosur flakën mjetit tip “Benz” për të zhdukur çdo gjurmë të vrasjes.