JOQ Albania
Home

“Nuk ke faj ti! Faji është i popullit tallava që bën një ordiner si ty t’i duket vetja Elvis Presley”
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 31/03/2019 15:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme këngëtari i njohur nga Korça Endri Prifti publikoi një video në rrjetin social Facebook, ku sipas tij kishte përjetuar tmerrin vetë nga Policia e Shtetit.

Kjo e fundit i ka bërë një kontroll këngëtarit për konsumin e alkoolit. Efektivët i morën makinën këngëtarit dhe ia çuan në Vaqarr tek konfiskimi i makinave, pasi sipas tyre këngëtari kishte konsumuar alkool.
Këngëtari shprehet i revoltuar për këtë veprim të policisë, pasi sipas tij është i padrejtë.

Po prapë, ditën e djeshme të dhëna të tjera dolën në dritë në lidhje me ngjarjen e pakëndshme që i kishte ndodhur këngëtarit korçar.

E vërteta është ndryshe, shumë më ndryshe nga ajo që ka paraqitur në rrjetin social Facebook këngëtari Endri Prifti.

Redaksia JOQ Albania ka mësuar se këngëtari ka në sistem 7 gjoba që i janë vendosur nga Policia e Shtetit, ku kapin vlerën 10.000 lekë të reja. Por ajo që është dhe më e rëndë është se kolaudimi i makinës së tij ka skaduar që në 4 gusht të vitit 2017.

E pavarësisht 7 gjobave e skadimit të kolaudimit të mjetit të tij, këngëtari Endri Prifti vazhdoi të ankohej se Policia e Shtetit i ka hequr gjithë lumturinë pas një koncerti që i kishte shkuar shumë mirë.

Ditën e sotme një reagim ka ardhur edhe nga profesori Ilir Metaj, i cili nuk ka lënë gjë pa thënë për këngëtarin. Sipas Metaj-t faji nuk është i tij, por i popullit tallava, cili e ka bërë një ordiner si ai që t’i duket vetja si Elvis Presley.

Fjalit e profesorit janë vërtet të ashpra, ku edhe kaq sipas tij Policia e Shtetit ka bërë pak. Profesori e ka mbyllur komentin se Policia duhet t’ia numëronte dhëmbët në dorë këngëtarit Endri Prifti.

Reagimi i plotë i Ilir Metaj-t:

Ky korcarka me profesion pijanec qe ka hobi kengen, Endri Prifti, na qenkerkesh prekur se policia i hoqi patenten sepse ishte i pire.
Dhe nuk ul koken te kerkoje falje, por publikon video duke ofenduar policet qe “bene sikur nuk e njohen”.
Madje thote se eshte normale te pije, se ne koncert pine te gjithe.
Madje,madje tregon se here te tjera u ka dhene ryshfet kur e ndalojne te dehur ne timon, por kete rradhe ishin shume.
Nuk ke faj ti bre lalke jo!
Faji eshte i popullit tallava, qe ben nje ordiner si ty, t’i duket vetja Elvis Presley.
Faji eshte i edhe i atyre policeve qe marrin rryshfetin nga nje pijanec si ty duke rrezikuar t’u marresh jeten njerezve te tjere ne aksident.
Por faji me i madh, eshte i policeve qe vetem te ndaluan dhe nuk t’i numeruan dhembet ne dore!"