JOQ Albania
Home

Mesazh degjenerues për një bisht cigareje, shqiptari zgurdullon sytë nga ajo që lexon në letër
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 31/03/2019 13:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëpër rrugët e Shqipërisë shohim kudo bishta cigaresh të hedhura kudo dhe kjo nuk i bën përshtypje asnjërit.

Mirëpo në vendet e tjera hedhje e cigares në tokë është një veprim shumë i kritikueshëm dhe ndërgjegjësimi është akoma më i madh.

Një rast i tillë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania dhe bëhet fjalë për qytetin e Milanos në Itali.

Krahas një bishti cigareje të hedhur në tokë, qytetarët kanë vendosur një letër, ku kanë kritikuar gjestin, ndërsa përpiqen të ndërgjegjësojnë edhe personat e tjerë të mos e bëjnë.

Në letër shkruhet, se për të parë nëse është një gjest i drejtë apo jo, duhet të provojnë ta hedhin në shtëpinë e tyre dhe më pas të reflektojnë.

Mesazhi i dërguar në redaksinë e JOQ Albania

Pershendetje JOQ! Ketu jemi ne Milano dhe shikojeni se çfar kane shkruar per nje bisht cigare qe kane hedhur ne toke!!! “ Ti qe hedh bishta cigareve ne toke, provoje dhe hidhe ne shtepine tende e pastaj blidhi keshtu mund te kuptosh nese eshte e drejte apo gabim gjesti qe ke bere . Ohh je duke ankuar per nje bisht cigaret, ke te drejte per nje bisht cigaret. Reflekto nese gjesti eshte i drejte! Pershendetje” E gjitha kjo per nje bisht cigaret!!!