JOQ Albania
Home

U arrestua në 2016-ën për drogë, “ish-polici merr pjesë në Kongresin e PS-së”
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24/03/2019 20:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-kryeministri Sali Berisha refruar mesazhit të një qytetari dixhital shkruan se ditën e djeshme në Kongresin e Partisë Socialiste, mbajtur në pallatin e Kongreseve ka qenë prezent edhe Gjergj Dodani.

Dodani është arrestuar në vitin 2016, nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

Postimi i plotë i Berishës:

Polici Gjergj Dodani qe u arrestua sot per kanabis ishte dje ne kongresin e partise se hashashit!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje z. berisha! Si i thon nji fjals "ujku qymen e ndrron, por jo zakonin" ! Iky polici i arrestum per drog ka ken dje me kongresin e Rilindjes, e nuk jena habit fare kur e kena pa! Me drogaxhi e ka ba shtetin e po me drogaxhi don me e majt! Kta duhen shporr si ne ’91 me revolucjon! Tana t’mirat e ta kam nis per me e publiku qi ta marrin vesh tan mileti! Tu rrit ndera e s’duhet mu dorzua para ktyne qejve kriminela."

Gjergj Dodani, efektiv të Komisariatit të Policisë Pukë pranë Drejtorisë Vendore Shkodër, me detyrë Referent dhe SPZ në këtë komisariat dhe Bibë Luka janë arrestuar në shtator të vitit 2016 për veprat penale, “Shpërdorim detyre” dhe “Kultivimit të bimëve narkotike”.