JOQ Albania
Home

Ka lindur i shurdhër, ky është momenti kur vogëlushi dëgjon për herë të parë zërin e nënës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 24/03/2019 19:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ky është momenti kur një vogëlush njëvjeçar dëgjon për herë të parë zërin e nënës së tij.

Tucker ka lindur i shurdhër më 13 shkurt të vitit 2018.

Menjëherë pas ditëlindjes së tij të parë, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje që zgjati rreth 9 orë për të vendosur implantin që do t’i mundësonte dëgjimin.

Të martën, pas katër javësh rikuperimi, implantet e tij u aktivizuan.

Nëna e tij, Jill Hudson Gill, ndau një video të momentit kur Tucker dëgjoi për herë të parë tingullin e zërit të saj.

Bashkë me videon, ajo shkruante:

Kemi kaq shumë kohë që e presim këtë ditë! Implantet e Tuckerit u ndezën këtë mëngjes dhe ky mund të quhet momenti im më i preferuar."

JOQ Albania