JOQ Albania
Home

Mediat britanike publikojnë fotot e 37 të kërkuarve për grabitje, midis tyre edhe tre shqiptarë
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 24/03/2019 19:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në Britaninë e Madhe janë publikuar identitetet e 37 burrave dhe grave, të cilët janë në kërkim nga policia. Midis 37 personave janë edhe tre shtetas shqiptarë që janë në kërkim ndërkombëtar për grabitje. Tre shqiptarët janë Anton Krasniqi, Bledar Zefi dhe Marjo Marku.

Mediat britanike raportojnë se shumica e personave janë në kërkim pasi akuzohen për krime që kryesisht lidhen me vjedhje dhe grabitje me dhunë.

Fytyrat e tyre janë publikuar në të gjitha mediat britanike për të bërë të mundur edhe kapjen e tyre në një kohë sa më të shpejtë. Në këtë mënyrë shumë persona të cilët do i vënë re do të inkurajohen më shpejt për të telefonuar policinë.

Krasniqi nuk është rasti i parë i shqiptarëve të implikuar në grabitje. Gjatë viteve të fundit është rritur numri i shqiptarëve qe grabisin shtëpi, biznese dhe vila në Britaninë e Madhe, ndërsa shumë të tjerë janë përfshirë në trafikun e grabitjes dhe drogës, duke u transferuar nga Italia e Spanja drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Deklarata e kryeprokurorit Jim Corbett:

Këta shkelës të ligjit kanë grabitur, vjedhur ose mashtruar udhëtarët dhe turistët brenda Londrës, shpesh duke përdorur dhunë dhe armë, për fitimin e tyre financiar. Kush ka informacion për këta kriminelë u bëj thirrje njerëzve që të na informojnë sa më shpejt që të jetë e mundur. Një telefonatë mund të zgjidhte ose edhe të parandalonte një krim.”