JOQ Albania
Home

“Mos më prekni me dorë, ç’ju kam bërë “, protestuesi me tepsi në kokë dhunohet në mitingun e “Lali Erit”
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24/03/2019 19:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mitingu i djeshëm i shpalljes kandidat për Partinë Socialistë në Bashkinë e Tiranës të Erion Veliajt është bërë temë diskutimesh nga një sërë skandalesh që e pasuan.

I referohemi me termin skandal përdorjes së imazhit të një fëmijë pa lejen e prindërve, e denoncuar kjo nga vetë babi i djalit.

Kostoja marramendëse e LED-Walleve gjigante, akustikës që përçohej përtej sheshit dhe në total, kostoja e manifestimet, në një vlerësim të përmbajtur kanë shkuar rreth 400-500 mijë euro.

E së fundmi një tjetër ngjarje e paprecedentë ka "pushtuar" rrjetet sociale.

Gjatë këtij mitingu, simpatizantë të Partisë Socialiste dhe kryebashkiakut Veliaj, kanë dhunuar Dilaver Nelën, i cili njihet si personi i cili shkon nëpër protesta apo manifestimi të politikës, dhe mban qëndrim kundër tyre.

Dilaver Nela ra në sy në protestën e organizuar nga opozita, pasi ai në kokë mbante tre tepsi, duke simbolizuar PS, PD dhe LSI.

Në protestën para Kryeministrisë në pankartën e Nelajt shkruhej:

S’ka Shqipëri, ka 3 tepsi, PS, PD, LSI”.

Ndërsa sot njerëzit e "Lali Erit" kur e morën me forcë, Nelaj dëgjohej që thoshte:

Mos më prekni me dorë, ç’ju kam bërë."

Në fakt kjo është e vërteta e hidhur e shqiptarëve, ata që mbrojnë interesat e veta dhe të asnjë partie përfundojnë duke u rrahur, dhunuar e sulmuar sa nga një parti e sa nga një tjetër.