JOQ Albania
Home

“U mbush kupa! Sa ikën një bastard vjen direkt tjetri”, shpërthen ish-deputeti i PS
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 24/03/2019 18:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ish-deputeti socialist Eduart Ndocaj ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Veliaj. Ai është treguar i ashpër, ku ka zgjedhur që t’i ironizojë që të dy.

Ndocaj e ka cilësuar si një qenie të shpifur kryebashkiakun Veliaj, duke i thënë se është një qenie e ndërmjetme midis njeriut dhe hardhucës.

Ndërkohë sa i përket zërave se Veliaj po përgatitet për të qenë pasardhësi i Ramës. Ndocaj shkruan se në PS sa ikën një bastard vjen një tjetër. Sipas Ndocaj të gjithë shqiptarët e dinë se hipokrizia e këtij njeriu nuk ka fund.

Ja postimi i Ndocajt:

Nëse ka një qenie që është dhe njeri dhe hardhucë ky është kryebashkiaku i shumënjohur Erion Veliaj. Nuk ka gjë më të shpifur sesa ajo që bën kjo qënie. Kjo duke filluar nga betonizimi, shfaqjet përdhunuese, mbjellja-përdhunimi i pemëve e deri te vrasja e 14-vjeçarëve. Hipokrizia e këtij njeriu nuk ka fund. E këtë gjë jam i sigurt që e dinë mirë të gjithë shqiptarët.
Por ata gjithsesi e votuan pasi kjo qenie i blen me paratë që u ka vjedhur dhe me ato të Sorosit. Gjë të cilin e pranoi haptazi në këtë video. Historikisht ne si popull o kemi qenë të pafat o na kanë vjedhur o na kanë shitur. Për fat të keq akoma sot vuajmë pasojat e kjo lojë vazhdon. Nuk po arrijmë të gjejmë pak paqe.
Sa ikën një bastard vjen direkt tjetri. E pabesueshme. Nuk doli një që të dojë këtë vend. Se kuptoj se çfarë mëkati ka bërë kjo shoqëri që të torturohet në këtë farë feje. Duhet ti heqim qafe këta lloj monstrash. Që tani. U mbush kupa!"