JOQ Albania
Home

I vendosën eksploziv poshtë makinës, 44-vjeçari i shpëton mrekullisht atentatit
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24/03/2019 18:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme një 44-vjeçar ka shpëtuar mrekullisht nga shpërthimi i një sasie eksplozivi që i ishte vendosur makinës së tij.

Policia ka bërë me dije se lënda plasëse ishte vendosur në makinën e Florind Muçës nga fshati Mallkuç i Krujës, i cili sapo ka ndezur makinën lënda plasëse i ishte shkëputur.

Dyshohet se pas nisjes së makinës lënda plasëse do të shpërthente me anë të telekomandës.

Në kohën kur 44-vjeçari e kishte dalluar një qese të çuditëshme kishte njoftuar policinë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.03.2019, rreth orës 12:40, në fshatin Mallkuç , Krujë, shtetasi F.M., 44 vjeç, ka konstatuar  në tokë , pranë makinës së tij , një qese e mbuluar me plasmas.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se në qese kishte lëndë plasëse.
Grupi Hetimor vijon  punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve."