JOQ Albania
Home

Plas brenda PS/ Rama “sherr” me Gjylametin?! Ajo jep dorëheqjen?
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24/03/2019 17:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme Partia Socialiste mblodhi Kongresin e saj gati tre muaj para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Kryeministri nuk i ka kursyer socialistët, kur ka detyruar të gjithë njerëzit e mbledhur për mitingun e tij të nxjerrin telefonat dhe t’i postojnë në profilet personale si një “triumf” i Partisë Socialiste.

Por gjatë këtij kongresi pati momente pikante edhe me gratë socialiste, pasi në një foto që po qarkullon në rrjet dallohet se kur kryeministri Edi Rama ka takuar ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe i ka vendosur dorën pas shpine asaj, deputetja Blerina Gjylameti ka rrudhur buzët.

Me sa duket Gjylametit nuk i ka ardhur mirë për këtë fakt… Orët e fundit po qarkullon në media lajmi se Gjylameti dhe Rama kanë patur një konflikt dhe kjo e fundit ka dhënë dorëheqjen.

Sipas burimeve, kryetarja e PS në Tiranë ka patur përplasje për anëtarët e Këshillit Bashkiak, ku nuk kishte emra të skuadrës së saj, por më pranë Veliajt. Rikujtojmë që një konflikt të ngjashëm ka patur edhe Saimir Tahiri kur ishte në postin e Gjylametit.

Megjithëse, e kontaktuar nga "newsbomb" mbi këtë lajm ajo ka pohuar shkurt: “S’kemi asnjë konflikt” teksa nuk kadhënë përgjigje për dorëheqjen e mundshme nga posti që mban.