JOQ Albania
Home

Kishte dalë në oborrin e shtëpisë, 23-vjeçarja nga Fieri bie në pus
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 24/03/2019 16:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Patosit. Një 23-vjeçare ka rënë aksidentalisht brenda një pusi me thellësi 8 metër në lagjen "Mustafa Matohiti".

Bëhet fjalë për 23-vjeçaren Fabjola Serjani, e cila dyshohet se vuan nga sindroma Down. Pas ngjarjes forca të shumta zjarrfikëse në Patos kanë ndihmuar familjarët për nxjerrjen e saj nga pusi.

E reja ka qenë në oborrin e shtëpisë, prandaj edhe është pikasur shpejt nga familjarët kur nuk e kanë parë. Vajza është transportuar në spital për një kontroll të imtësishëm të shëndetit të saj.