JOQ Albania
Home

Gjesti i Ronaldos që tërboi tifozët e Real Madridit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 24/03/2019 16:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kristiano Ronaldo u largua me polemika nga Real Madridi pas konfliktit me presidentin Florentino Perez.

Tani, 34-vjeçari është pjesë e Juventusit dhe është shumë i lumtur te kampionët e Italisës.

Së fundmi, ai ka qenë i grumbulluar me kombëtaren e Portugalisë për eleminatoret e Europianit, teksa ka i ka ndodhur edhe një episod i çuditshëm.

Teksa po kalonte me ekipin, një tifoz i kërkon një autograf mbi fanellën e Real Madridit.

Portugezi e firmos por i thotë: 

A nuk ke një fanellë të Juventusit?”

Gjesti i Ronaldos tregon hapur se ai nuk do të ketë asnjë lloj lidhje me Realin dhe kjo natyrisht i ka tërbuar pafund tifozët spanjollë të cilët e kanë pasur idhull për 9 vite rresht.