JOQ Albania
Home

Nga trafiku i drogës, protestat, votat e blera e Kanuni, ky është reportazhi tronditës për Shqipërinë
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 24/03/2019 16:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një reportazh i gjatë 47 minuta është transmetuar në emisionin "Dossier" në televizionin Rai 2. Për realizimin e këtij reportazhi një grup xhirimi mbërriti në Shqipëri për të pasqyruar anën e errët të Shqipërisë së vogël, por me probleme të mëdha. Ky reportazh është titulluar "Shqipëria rajoni 21-të i Italisë".

Gazetari italian që ka intervistuar shumë shqiptarë për këtë reporrtazh është Leonardo Zelino.

Ai nis sërish nga Shijaku nga biseda me Iglin, një trafikant droge dhe armësh. Igli i rrëfen se mban pak drogë në shtëpi për ta provuar klientët dhe pjesën e tjetër e mban në një magazinë. Më pas i tregon edhe një kallashnikov për të cilin thotë se “mbron parcelat dhe mallin.

Igli shprehet:

Ku do të shkojë kjo drogë? Do vijë te ju në Itali.”

Reportazhi shfaq një histori të shkurtër të Shqipërisë, që pas rënies së komunizmit nisi në fillim të çonte emigrantë në brigjet italiane. Më pas do të nisin trafiqet, fillimisht ai i cigareve dhe më pas trafiku i drogës.

Në reportazh thuhet:

Nëse kontrabanda mori një goditje të fortë në vitet 2000, trafiku i drogës nuk është ndalur asnjëherë madje Adriatiku është bërë autostrada e trafikantëve. Sipas raportit të Europol 2017, Shqipëria është laboratori kryesor për kultivimin dhe trafikimin e marijuanës. Për kontinentin e vjetër ajo është një lloj Kolumbie e drogës.”

Aty përmendet operacioni për hyrjen në Lazarat, por edhe se si trafikantët u shpërndanë më pas në të gjithë vendin. Gazetari Leonardo Zelino citon autoritetet policore italiane sipas të cilave grupet kriminale shqiptare kanë hyrë në marrëveshje me kartelet kolumbiane të drogës njëlloj si Ndragheta.

Më pas gazetarët rikthehen në Shikak të cilin e konsiderojnë se “qendrën e Avdulajve” të cilët u goditën pak pas zgjedhjeve të 2017-ës. Dokumentari nxjerr edhe përgjimet e prokurorisë. Igli trafikanti i drogës thotë se me drogë bëhen para dhe me para blihen vota.

Igli shton:

A ndodhi kështu në zgjedhjet e fundit? Kështu do të ndodhë edhe në zgjedhjet e ardhshme.”

Dokumentari flet më pas protestat e opozitës, largimet e ministrave të Brendshëm Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj për shkak të problemeve të familjarëve të tyre me drogën.

Lulzim Basha shprehet:

I blenë zgjedhjet. Raporti i ministrave teknikë përpara zgjedhjeve të fundit, thonë këtë gjë. Tani ka prova të prokurorisë që këtë e bëri qeveria e Partisë Socialiste. Nuk mund të ketë stabilitet pa demokraci dhe shtet të së drejtës.”

Edi Rama shton:

Rregullat në demokraci janë të qartë. Është sovrani, populli që është ligji, ka një mandat për ta respektuar dhe nuk mund të vihet në diskutim nga minorancë që ka të gjitha të drejtat të diskutojë se çfarë mendon, or nuk ka të drejtë të imponojë asgjë. Blerja e votës. Po ka ekzistuar ashtu siç ka në Itali, apo në vende të tjera, por që blerja e votës të vendosë zgjedhjet, kjo nuk ekziston.”

E ndërsa në reportazh gazetari ka marrë në intervistë edhe qytetarë të thjeshtë, ku madje disave prej tyre u ka shkuar edhe në shtëpi.

Ata që janë intervistuar në rastësisht në rrugë janë njerëz të thjeshtë që jetojnë me të ardhura të pakta e që presin gjithë ditën që dikush t’i thërrasë për punë. Këta qytetarë të  thjeshtë tregojnë se sa e vështirë është jetesa në Shqipëri.

Në Shqipëri të rinjtë shijojnë edhe jetën e natës, ku pijet kanë pothuajse të njëjtin çmim si në Itali. Një pjesë jetojnë mes të mirave materiale, por një pjesë tjetër e mirë jetojnë në fshat ku merren me blegtori e bujqësi. Në Shqipëri ka shumë biznese moderne që sjellin shumë të ardhura.
Një pjesë e shqiptarëve janë të pasur e një pjesë tjetër janë shumë të varfër ku jetojnë me të ardhura minimale.

Në fund të reportazhit, flet edhe për gazetarin italian Nikoll Shullani, i cili tregon edhe për Kanunin në Shqipëri. Shullani tregon se ka vetëm një djalë dhe se ai ka emigruar në Angli. Për këtë gjë ai ndihet i sigurt për jetën e djalit të tij.

Ai tregon anën e errët të pjesës veriore të Shqipërisë ku Kanuni i Lekë Dukagjinit është ende prezent dhe ka marrë shumë jetë njerëzish për shkak të gjakmarrjes.

http://www.tg2.rai.it/dl/tg2/rubriche/PublishingBlock-8f49a286-7527-4264-9979-72b4aca618d8.html