JOQ Albania
Home

Gjykata e Tiranës lë në burg 3 protestues mes tyre “luani i Astirit”, lirohen 3 të tjerët
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24/03/2019 16:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë "arrest me burg" për 3 protestuesit e opozitës, mes tyre edhe ata të Unazës së Re.

Policia ka bërë me dije se në burg janë lënë Dorian Protoduari, i cilësuar si "luani i Astirit", Mariglen Doçi dhe Emiljan Mustafa, ndërsa janë lënë në lirim Bledar Dollia, Jorges Gjikola dhe Arbër Kola.

Tre të arrestuarit akuzohen për konsumimin e elementëve të veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ky vendim i Gjykatës është kundërshtuar fort nga ish-deputetët e opozitës, Edmond Spaho, Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari, të cilët kanë deklaruar se ky ishte "gjyq politik" dhe pavarësisht kësaj në protestat e ardhshme, sërish sheshi do të jetë plot.