JOQ Albania
Home

Ish-deputeti i hap sfidë KM-së: Hajde provoje Shkodrën Edi Rama!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24/03/2019 15:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edi Rama ka deklaruar ditën e djeshme nga mitingu i PS, se sfidon PD-në të hyjë në zgjedhjet lokale dhe nëse fitojnë qoftë edhe një Bashki të vetme më shumë se ata, do të hyjnë në zgjedhje parlamentare të parakohshme.

Historikisht Bashkia e Shkodrës ka qenë e ngjyrosur blu, aktualisht me në krye Voltana Ademin.

Në lidhje me këtë deklaratë të Ramës ka reaguar ish-deputeti i PD, Bardh Spahia i cili ia ka bërë të qartë kryeministrit se bashkinë Shkodër nuk do mund ta fitojë, pasi sipas tij, shkodranët e ‘urrejnë’ atë njëlloj si atin e tij shpirtëror.

Spahia shton se Rama ka mbyllur çdo fond investimi për qytetin verior, ndërsa thekson se ai e di mirë që nuk mund të shkelë në tokën e shkodranëve, e aq më pak të fitojë Bashkinë.

Spahia shkruan:

HAJDE PROVOJE SHKODREN EDI RAMA! U emocionua aq shume kryeministri qe administrata iu pergjigj si spektatore shfaqjes se tij, pasi i kercenoi me vendet e punes, sa filloi te enderronte Enverin qe i “fitonte” zgjedhjet me 100%, kur populli burgosej e vuante per buken e gojes. I ka mbet nakel Shkodra e enderron ta fitoje edhe pse vete nuk guxon te shkele aty! Shkodren e cila e urren njelloj si atin e tij shpirteror, e prandaj i ka mbyllur investimet! E di mire se Shkodra e flak ate dhe perfaqesuesit e tij, njelloj si kriminelet me te cilet bleu vota, e qe ja kapin per hunde deputetet e tij, edhe pse pergjimet e atyre komunikimeve i ka strukur thelle ne sirtaret e prokurorise.
Por Shkodra nuk harron dhe e di mire se cfare perfaqeson ti Edi Rama! Do te te jape pergjigjen e merituar ne zgjedhje si cdo here, prandaj ti nuk guxon te shkelesh aty, por krekosesh si gjeli maje plehut te zullumeve te tua, nga Tirana! Eja e provoje! Do te te tregoje vendin, sepse krenarine nuk ia perkuli dot as ati yt shpirteror gjakatar, e nuk ka shanse ta beje nje pinjoll i semure si ty! Nje keshille si mjek: kombinimi i ilaceve me substanca te tjera e nen temperatura te larta, rrezikon te te “zhduke” serish nga skena e shfaqjeve, qe aq shume i ke per zemer! TA HARROSH SHKODREN EDI RAMA! Te jesh realist, te ben mire per shëndetin.”