JOQ Albania
Home

“Babalja”/ Ish-ministri ngre pikëpyetje për Markun: Pse nuk dëshmojnë politikanët që përmend aktori-pijanec?
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 24/03/2019 15:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, për përgjimet e publikuara nga ish-deputeti i PD, Ervin Salianji. Në këto përgjime dëgjohet Drejtori i Policisë së Fierit duke komunikuar me Fredi Alizotin.

Manjani ka ngritur një sërë pikëpyetjesh në lidhje me këtë çështje, ku i kërkon Arta Markut përgjigjet se përse nuk dëshmojnë politikanët që përmend aktori-pijanec, duke ju referuar Taulant Ballës.

Statusi i Manjanit:

Ndërkohë shumë interesante këto bisedat telefonike, që i ka përgjuar Prokuroria, ndërmjet Alizotit dhe Drejtorit të Policisë së Fierit.
Vijoj të pyes: si ka mundësi që këto materiale hetimore i ka në dorë një (ish) deputet?! Natyrisht ky i fundit bën mirë që i publikon, për sa kohë që akuzohet për një gjë që se ka bërë..
Prap pyes: si është e mundur që policia i vihet në shërbim një pijaneci, që ka pranuar të aktrojë dhe prokuroria nuk bën asnjë hetim?!
Po politikanët që përmend aktori-pijanec, përse nuk thirren të dëshmojnë?!
Pse duhet pritur ndërrimi i pushtetit për të bërë detyrën?!"