JOQ Albania
Home

Tërmeti i vitit 2018 i la në çadër/ 95 familje në Selenicë në mëshirë të fatit, nuk kanë marrë dëmshpërblimet
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 24/03/2019 14:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në maj të vitit 2018, pesë lëkundje të forta tërmeti u regjistruan në njësinë administrative Brataj, në bashkinë e Selenicës.

Për pasojë 95 banesa u dëmtuan në  fshatrat Matogjin, Vermik dhe Bashaj. Edhe pse në këto zona shkuan shumë zyrtarë, që nga kryetari i bashkisë Selenicë, prefekti i Vlorës deri tek Haki Çako situata vijon të jetë e njëjtë dhe asgjë s’ka ndryshuar pasi familjet e dëmtuara nuk e kanë marrë dëmshpërblimin.

Dy familje vazhdojnë të qëndrojnë ende në çadër, kurse banesat e familjarëve të tjerë të prekur nga tërmeti janë gati të pabanueshme. Ndërsa nënkryetarit i bashkisë Selenicë, Naim Veshaj ka thënë se  ekspertët i përcaktuan dëmet, por dëmshpërblimet kanë mbetur peng i këshilltarëve.

Ai ka thënë edhe se janë bërë katër mbledhje. Por çka mund të thuhet se këto familje janë lënë në mëshirë të fatit dhe nuk dihet edhe se sa kohë duhet të presin për të marrë dëmshpërblimin.