JOQ Albania
Home

Mediat italiane zbulojnë emrin: Ky do të jetë trajneri i ri i kombëtares shqiptare
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24/03/2019 14:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas largimit të Panuçit, kombëtarja shqiptare aktualisht ka mbetur pa trajner.

Ajo do drejtohet provizorisht nesër ndaj Andorrës nga Ervin Bulku dhe Sul Mema, por trajneri i ri po qëndron prapa derës. Në tavolinë gjenden shumë emra të mëdhenj.

Edi Reja ishte i pari trajner që ka biseduar me kreun e FSHF-së, si mundësi për të marrë drejtimin e Kombëtares. Së fundmi një emër tjetër potencial për të pasuar Panuçin është edhe Luixhi De Kanio.

Mes kandidatëve janë edhe dy trajnerët e njohur shqiptarë, Besnik Hasi dhe Arian Peço. I pari drejton në Arabi, ndërsa i dyti te të rinjtë e Bazelit në Zvicër.

Por disa media lokale italiane nuk kanë asnjë dyshim se Edy Reja do të jetë trajneri i ri i kombëtares shqiptare, pasi sipas atyre që shkruhen mes tij dhe FSHF është arritur një marrëveshje paraprake.

"Calciomercato.it", shkruan se kjo temë do të diskutohet pas ndeshjes me Andorrën.

Edhe "Corriere dello Sport" shkruan se Reja do të jetë trajneri i ri, pas shkarkimit të Panuccit.