JOQ Albania
Home

Pas sulmit në Zelandën e Re ISIS po kërkon jusftikime për hakmarrje, pritet të ndodhin masakra në Europë
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 24/03/2019 14:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas sulmit që ndodhi në dy xhami në Zelandën e Re, ISIS po përgatit sulme të reja në ‘’shenjë hakmarrjeje’’. Ndërkohë që nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar së fundmi se kanë marrën nën kontroll pjesën më të madhe të territorit që ishte nën sundimin e ISIS.

Kurse ‘’Sunday Times ‘’ ka shkruar se janë zbuluar disa dokumente, në të cilat janë të shkruara planifikimet për shumë sulme mizore në Europë. Këto sulme mësohet se janë planifikuar nga ata pjesëtar të ISIS që e quajnë veten si ‘’krokodilët’’.

Besohet se kjo nofkë është zgjedhur pikërisht nga ata sepse duan të tregojnë se janë si krokodilët të cilët janë të fshehur vetëm nën sipërfaqe te ujit dhe pas hidhen direkt gati për të sulmuar.

Kujtojmë këtu se sulmi në Zelandën e Re  u bë nga 28-vjeçari Branton Tarrant, i cili gjithë masakrën e ndodhur në dy xhamitë e qytetit Christchurch, Zelandë e Re e transmetoi live në Facebook. Më pas të gjitha videot u fshinë nga rrjeti social Facebook.