JOQ Albania
Home

Kryefamiljari i grabitur në Mallakastër rrëfen tmerrin: Hynë me maska, thika e shkopa gome
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24/03/2019 14:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia e Mallakastrës ka vënë në pranga dy persona, ndërsa një tjetër e ka shpallur në kërkim për grabitjen e një banese, më 22 mars në fshatin Greshicë të Mallakastrës.

Banesa e grabitur ishte në pronësi të Përparim Merdanit, i fundit ky, që në një rrëfim për Report Tv ka thënë se autorët që i janë futur në shtëpi kanë qenë të maskuar dhe e kanë kërcënuar.

Ata kanë qenë të pajisur me një shkop gome dhe thika, si edhe kriketë për hapjen e derës.

Përparim Merdani është shprehur:

Shqyen derën dhe morën paratë. Nuk i njoha se ishin me maska, tre vetë. Kishin një shkop gome dhe kriketë të madhe që hap makinat, kishin dhe tre thika në dorë."

Risjellim në vëmendje se tre autorët kanë marrë në këtë familje një sasi prej 1 milionë e 700 mijë lekësh të vjetra.

Më tej Merdani tha:

Vajtën tek dhoma e mbyllur, kërkuan çelësin dhe ja dhamë. Ishin 1 milionë e 700 mijë lekë."

Autorët e ngjarjes u identifikuan si K.S, 21 vjeç, dhe A.M, 22 vjeç, të dy banues në Panahor dhe të dënuar më parë për vjedhje me armë në Greqi.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër, M.H.