JOQ Albania
Home

“Shefes së kabinetit të Manastirliut i vodhën 300 mijë euro, policia fsheh ngjarjen”
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 24/03/2019 14:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetareje, e cila thotë se është punonjëse në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sipas punonjëses, shefes së kabinetit të Manastirliut, Erjona Hoxhës i kanë vjedhur një shumë prej 300 mijë eurosh në tetor të vitit 2018. Sipas saj, policia e ka mbajtur ngjarjen të fshehtë pasi Hoxha nuk kishte si ta justifikonte atë shumë parash.

Postimi i plotë i Berishës:

Denoncon drejtoreshen qe i kane vjedhur 300 mije euro dhe policia fsheh kete akt
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje Profesor Berisha. Une jam nje punonjese e Ministrise se Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale. Do te doja te denoncoja dicka te padegjuar me pare qe ka ndodhur ne ministrine ku une punoj prej shume vitesh. Drejtoreshes se kabinetit te ministres Erjona Hoxha i kane vjedhur ne shtepi nje shume prej 300.000 eurosh. Ngjarja ka ndodhur ne tetor 2018 por eshte mbajtur e fshehte nga policia se kuptohet ate shume Erjona Hoxha nuk mund ta justifikinte. Me e rendesismja eshte se Erjona eshte kryesekserja e ministres Manastirliu dhe te dyja bashke po kerkojne qe keto para te vjedhura ti zevendesojne perseri me te tjera vjedhje.kuptohet qe Erjona eshte rojtarja. Vjedhja,arroganca,gjobevenia,klientelizmi jane tipari dallues i kesaj bande.Gjithe llumin e pisllekun kjo bande perpiqet ta mbuloje me makiazhe te shtrenjeta dhe like e share me detyrim ne facebook. Te lutem doktor anonim pasi hakmarrja e tyre nuk njeh kufij."