JOQ Albania
Home

U dënua për përdhunimin mizor ndaj një gruaje, ky është burri që vuajti 36 vite burgim për ‘’tekat’’ e Prokurorëve
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 24/03/2019 12:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qëndruar 36 vite pas hekurave edhe pse ishte i pafajshëm. Mësohet se 58 -vjeçari, Archie Williams u dënua për përdhunimin e një gruaje.

Në atë kohë ai ishte vetëm 22 vjeç dhe gjatë kohë që kishte ndodhur përdhunimi kishte qenë në shtëpinë e tij.

Sipas mediave amerikane pas dekadash përpjekje, të enjten ai u shpall i pafajshëm, pasi policia më në fund kontrolloi gjurmët e gishtërinjve të gjetura në vendngjarje, që përkonin në fakt me përdhunuesin serial Stephen Forbes.

Ai nuk kishte reshtur kurrë se kërkuari drejtësi, por prokurorët për vite me radhë kishin refuzuar të merreshin me çështjen e tij.

Nëse kjo gjë do të kishte ndodhur Williams nuk do të qëndronte padrejtësisht në burg, por edhe përdhunuesi serial Stephen Forbes do të ishte arrestuar më herët.

E ditur bëhet edhe se një pjesë e prokurorëve që kishin refuzuar të merreshin me çështjen e tij i kanë kërkuar falje. Ende  nuk është bërë e ditur nëse ai do ta padisë shtetin amerikan për të marrë dëmshpërblim, por nëse e bën shuma pritet të jetë goxha e madhe.