JOQ Albania
Home

Vetëm 19 vjeç, sulmuesi i Juventusit vendos rekordin e pabesueshëm me Italinë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 24/03/2019 12:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Super talenti i Juventusit, Moise Kean, nuk do ta harrojë asnjëherë paraqitjen e parë zyrtare me kombëtaren e Italisë.

Mbrëmjen e djeshme, në fitoren 2-0 ndaj Finlandës, Kean ishte njëri nga dy golashënuesit e ndeshjes, duke vendosur një rekord të madh.

19-vjeçari u bë lojtari më i ri në më shumë se 60 vite që ka shënuar për kombëtaren italiane.

Trajneri italian, Roberto Mançini vendosi t’i besojë një vend në formacion dhe Kean ia shpërleu.

Me golin e djeshëm, ai është bërë italiani i dytë më i ri në histori të kombëtares që shënon gol.

Lojtari i vetëm në histori të Italisë që ka shënuar gol në moshë më të hershme, ishte Bruno Nicole, vetëm 18 vjeç.