JOQ Albania
Home

Autori e përshëndeti me dorë para se ta qëllonte në kokë, kamerat kapin detaje nga vrasja e “avokatit të të fortëve”
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24/03/2019 11:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kanë kaluar disa ditë nga vrasja e avokatit Ravik Gurra në një lokal në qendër të qytetit të Elbasanit.

Ai ishte ulur duke pirë kafe më një koleg të tij, përfaqësues të Avokatit të Popullit kur është qëlluar me dy plumba në kokë.

Me profesion avokat prej 10 vitesh, dyshohet se motivacioni i ekzekutimit të gurrës ka qenë për shkak  të detyrës.

Ai ka qenë avokat i Emiljano Shullazit dhe fisit Çapja, i disa prej dosjeve më të bujshme të personazheve kriminalë.

Ende nuk ka një autor të dyshuar mbi ngjarjen mafioze.

SKENA E NGJARJES

Gurra ka qenë duke konsumuar kafe me kolegun e tij, por nuk priste se atë natë do të bëhej shënjestër e një atentati.

Autori i maskuar me kapele në kokë me qëllim fshehjen e fytyrës, ka përdor një pistoletë me silenciator. Ai i është drejtuar tavolinës ku qëndronte “objektivi” i është afruar me qetësi dhe për të mos ngjallur dyshime e ka përshëndetur me dorë para se ta ekzekutonte.

Kamerat e sigurisë kanë mundur të fiksojnë momentin e ekzekutimit, por nuk është bërë ende i mundur identifikimi i autorit të ngjarjes.

Dëshmitarët nuk kanë mundur të identifikojnë autorin, pasi ai është larguar në këmbë me shpejtësi pas vrasjes dhe më pas është pritur nga një automjet tip “Benz” jo shumë larg vendit të ngjarjes, i cili më pas është gjetur i djegur në afërsi të fshatit Karakullak, pranë rreth rrotullimit të Bradasheshit për të zhdukur çdo gjurmë.