JOQ Albania
Home

Nga Besnik Hasi te Edi Reja dhe Di Kanio, ja kush mund ta marrë drejtimin e kombëtares
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 24/03/2019 10:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas largimit të Panuçit, kombëtarja shqiptare aktualisht ka mbetur pa trajner.

Ajo do drejtohet provizorisht nesër ndaj Andorrës nga Ervin Bulku dhe Sul Mema, por trajneri i ri po qëndron prapa derës.

Presidenti Armand Duka është duke shqyrtuar kandidatët e mundshëm për t’ia besuar stolin kuqezi.

Në tavolinën e tij gjenden shumë emra të mëdhenj.

Edi Reja ishte i pari trajner që ka biseduar me kreun e FSHF-së, si mundësi për të marrë drejtimin e Kombëtares.

Së fundmi një emër tjetër potencial për të pasuar Panuçin është edhe Luixhi De Kanio.

Italiani 61-vjeçar ka qenë pjesë e listës së dëshirave për presidentin Duka edhe në periudhën post De Biazi.

Mes kandidatëve janë edhe dy trajnerët e njohur shqiptarë, Besnik Hasi dhe Arian Peço. I pari drejton në Arabi, ndërsa i dyti te të rinjtë e Bazelit në Zvicër.

E sigurt është që kësaj here Duka nuk do nxitohet siç bëri me Panuçin, por do vendosë me qetësi.