JOQ Albania
Home

Plas xhelozia midis grave të PS-së, kjo është pamja epike e Gjylametit kur Rama i vendos dorës pas shpine Etilda Gjonit
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 24/03/2019 10:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme Partia Socialiste mblodhi Kongresin e saj gati tre muaj para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Punimet e këtij kongresi u hapën nga Sekretari të Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla. Kurse kryeministri Edi Rama foli gjatë eventit ‘’Bashkia që Duam’’ ku u rikonfirmua se Erion Veliaj do të garojë sërish për Bashkinë e Tiranës.

Gjatë këtij Kongresi pati edhe mjaft momente pikante, duke nisur që nga kryeministri Edi Rama i cili në një moment i drejtua Majkos duke i thënë:

Pandeli nxirre telefonin Pandeli. Mos kurse internet.”

E mesa duket kryeministri nuk ka kursyer as socialistët, kur ka detyruar të gjithë njerëzit e mbledhur për mitingun e tij të nxjerrin telefonat dhe t’i postojnë në profilet personale si një “triumf” i Partisë Socialiste.

Por gjatë këtij kongresi pati momente pikante edhe me gratë socialiste, pasi në një foto që po qarkullon në rrjet dallohet se kur kryeministri Edi Rama ka takuar ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe i ka vendosur dorën pas shpine asaj, deputetja Blerina Gjylameti ka rrudhur buzët.