JOQ Albania
Home

Kryelëpirësat e Ramës/ Kush e mban stafetën?
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24/03/2019 10:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Janë të shumtë personazhet e njohur të qeverisë që i lëpihen kryeministrit Rama, madje sapo themi këtë fjalë nuk është nevoja të përmendim emra, pasi na vjen në mënyrë të pandërgjegjshme në mendje imazhi i disa zyrtarëve/eve të qeverisë.

Padyshim që ndër vite, servilosja është çelësi i të bërit karrierë në PS dhe disa persona kanë arritur t’i ngjisin shkallët e karrierës me shpejtësi falë këtij “talenti”.

I fundit që ka rënë mjaft në sy për komentet tij gjatë kohës kur Rama dha intervistë në emisionit Porta a Porta, ishte zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi me komentet t ij të pakumtima që u bënë hit në rrjetet sociale.

Nuk mund të lëmë pa përmendur këtu as ministren e Shtetit për Marrëdhniet me Parlamentin Elisa Spiropalin e cila njihet për idealizmat e saj për kryeministrin dhe krahasimin që i bën me Skëndërbeun.

Në këtë listë është futur së fundmi edhe ish-kandidatja për rektore e UT. Klodeta Dibra. Rikujtojmë se emri i saj u paraqit ditën e djeshme në listën me 100 emrat kandidatë për Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Dibra ka shpalosur “talentin” e saj me komente në postimet e Rilindjes. Ky fakt i ka rënë në sy edhe qytetarëve.

Një prej tyre shkruan për JOQ:

Përshëndetje JOQ!
Njësoj si Petro Koçi disa ditë më parë, i cili ishte i papërmbajtshëm me komente nëpër rrjetet sociale për qeverinë, edhe sot, Klodeta Dibra, kryetarja e Forumit të Gruas në PS, po tregohet e papërmbajtshme për të komentuar në postimet e politikanëve të PS-së për mitingun-fasadë të sotmin, ku mijëra punonjës të administratës u detyruan që të vinin familjarisht në këtë miting-fasadë. Për më tepër, po Ju dërgoj fotot screenshot ku tregohet se sa e papërmbajtur po tregohet Klodeta Dibra për të komentuar çdo postim të politikanëve të PS-së lidhur me mitingun e sotëm. Ju faleminderit dhe punë të mbarë!”