JOQ Albania
Home

E masakroi duke e qëlluar 40 herë me thikë në qafë, kriminelit që i kishte bërë zbor policisë i vihen prangat
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 24/03/2019 10:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 31-vjeçar që për më shumë se katër vite ndiqej nga drejtësia është arrestuar. Sipas mediave britanike Shane O’Brien kishte ndryshuar pamjen e tij totalisht, ndaj edhe arrestimi i tij ka qenë kaq i vështirë nga policia.

Ai ka vrarë një person në një klub në Hillingdon të Londrës perëndimore në vitin 2015. Në atë kohë dëshmitarët treguan se Shane O’Brien e kishte qëlluar 40 herë me thikë në qafë personin që vrau, pas një sherri banal.

Më pas policia kishte dyshime të forta se 31-vjeçari mund të ishte larguar me një avion ‘Charter’. Dy vite më parë për të u vendos çmimi prej 50 mijë paundësh për "kokën e tij", për këtë që informonte se ku ndodhej njeriu, që është cilësuar si një prej kriminelëve më të rrezikshëm në Angli.

Fillimisht ai u arrestua në Pragë të Çekisë në shkurt të 2017, por kishte dokumente të rreme italiane dhe u lirua para se të zbulohej se kush ishte në të vërtetë.

Këtë herë ai ishte fshehur në Rumani. Në fotot e publikuara nga policia dukej se 31-vjeçari kishte ndryshuar pamjen e jashtme duke rritur flokët dhe mjekrën.