JOQ Albania
Home

Bizneset s’po gjejnë punëtorë/ Ky është vendi shumë pranë nesh që ka nevojë për krah pune
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 24/03/2019 9:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej disa kohësh vendet e Ballkanit po përballen me mungesën e fuqisë punëtore. Ky fenomen ka prekur këto vende për shkak të plakjes së popullsisë dhe emigracionit.

Së fundmi në listën e këtyre shteteve është shtuar edhe Kroacia, një vend që nuk ndodhet shumë larg vendit tonë.

Në Kroaci ulja e lindshmërisë dhe rritja e jetëgjatësisë janë dy prej faktorëve kryesor që kanë krijuar mungesa të theksuara të krahut të punës.

E ditur bëhet se shumë biznese janë në vështirësi për të gjetur punëtorë në prag të sezonit turistik për vitin 2019 në Kroaci. Niveli i pagës për këta punëtorë shkon në 500 euro.

Në vitin 2018 në këtë vend u dhanë më shumë se 9,000 leje qëndrimi për punëtorët e huaj. Kurse këtë vit pritet të jepen edhe më shumë leje qëndrimi.

Sektorët që kanë më shumë nevojë për punëtorë janë sektori i ndërtimit dhe i turizmit, por nevojë për punëtorë ka edhe industria e metaleve, ndërtimi i anijeve, transporti, industria ushqimore dhe e konservimit, sektori i teknologjisë së lartë dhe bujqësia.