JOQ Albania
Home

“Pafshi në ëndërr ‘zgjedhje’ pasanikësh”/ Publikohet shifra marramendëse, ja sa ka kushtuar Kongresi dhe Mitingu i PS dje
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24/03/2019 9:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dje në sheshin “Nënë Tereza” u mbajt mitingu i PS, ku Erion Veliaj shpalli zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Në Pallatin e Kongreseve u mbajt edhe Kongresi Zgjedhor i PS. Socialistët nuk u kursyen aspak për çmimet në mënyrë që kjo ditë të shfaqej e lavdishme dhe propaganda të përmbushej.

Pavarësisht faktit se dyshja Rama-Veliaj shuajtën dyshimet për mosmarrëveshje midis tyre, duke deklaruar se mes tyre nuk kishte përçarje, teksa pak kohë më parë u përfol për një puç nga ana e Veliajt, e thënë kjo nga vetë Rama.

Me LED-Walle gjigante, akustikë që përçohej përtej sheshit, sipas ekspertëve të fushës, kostoja e kongresit dhe mitingut ka kapur vlera marramendëse.

Qeveria në të tilla raste nuk kursehet, pavarësisht se vendi është zhytur në kolaps.

Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri ka publikuar shifrën marramendëse të këtyre shpenzimeve në një ditë të vetme elektorale.

Ai shkruan:

Vetëm kostoja e ditës së sotme, ditës së parë “elektorale” të partisë-shtet në shtetin më të varfër të Evropës, sipas profesionistëve të eventeve është jo më pak se 1.5 milionë euro!
KOSTO, pa fitimin!
Vetëm sot, partia-shtet ka shpenzuar sa 31.250 paga të ndihmës sociale, apo sa i gjithë buxheti vjetor i Spitalit më të ngarkuar të Shqipërisë…
NË VETËM 1 DITË … “elektorale” … Standard të ëmbël…pafshi në ëndërr “zgjedhje” pasanikësh!!!”.