JOQ Albania
Home

Nëpër këngë thotë se ka miliona, çudit Fero: Unë e kam muzikën bukë goje
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 24/03/2019 8:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fero është një prej reperave më të përfolur dhe më të suksesshëm në vendin tonë për momentin. Ai është komentuar gjatë për diss-et që u bën reperëve të tjerë. Gjatë një interviste në emisionin ‘’Xing me Ermalin’’ ai i hapi të gjithë, pasi tha se e ka muzikën për bukën e gojës.

Më tej Fero vazhdoi duke thënë:

Unë muzikë bëj për nevoja të miat. Si njerëzit që çohen, shkojnë në punë, punojnë për të fituar para që t’i çojnë në shtëpi, për të mbajtur familjet e tyre, edhe unë e kam muzikën bukë goje. Unë nuk e bëj për inatin e dikujt. Unë bëj muzikë për qejf dhe bëj diss-e si amerikanët. Jam djalë shumë i mirë, familjar.’’

Gjatë kësaj interviste ai ka folur edhe për lidhjen e tij me modelen Arbenita Ismajli. Fillimisht ai e mbajti të fshehtë lidhjen që kishte me të, por tani ka treguar që mendon edhe dasmën me të.

Gjithashtu ai tregoi se Arbenitën takohet sa herë janë pushim të dy, pasi siç dihet modelja prej disa kohësh jeton në Londër.