JOQ Albania
Home

‘’Kur pashë mesazhin po dyshoja’’, stilisti shqiptar tregon se çfarë i ka kërkuar Cardi B
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 24/03/2019 8:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Cardi B është një prej repereve më të njohura dhe më të suksesshme në të gjithë botën. Ajo i habiti të gjithë kur i bëri  “follow” në Instagram stilistit shqiptar nga Kosova, Valdrin Sahiti.

Mirë po reperja amerikane nuk e kishte lënë me kaq, pasi ajo edhe i kishte shkruar stilistit shqiptar. Ka qenë vetë stilisti, ai që e ka treguar këtë gjatë një interviste në emisionin ‘’Xing me Ermalin’’.

Ai ka thënë:

Kur pashë mesazhin po dyshoja. Më pas më thanë se është vetë Cardi që po më shkruante. Ishte shumë ndjenjë e mirë, shumë motivuese.”

Po ashtu ai tregoi se Cardi B i kishte kërkuar stilistit që i pëlqente shumë një fustan i tiji dhe kishte kërkuar t’ia çonte.