JOQ Albania
Home

E lanë të vdekur në vend / Në polici shoqërohen anëtarët e familjes së njohur në Elbasan për vrasjen e avokatit
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 24/03/2019 7:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e ditës së premtes qyteti i Elbasanit u trondit nga ekzekutimi i avokatit avokatit Ravik Gurra. Avokati 50 vjeçar u vra teksa qëndronte në një lokal në prani të dy personave të tjerë.

Kujtojmë këtu se Gurra u qëllua me breshëri në ambientet e jashtme të një lokali në qytetin e Elbasanit teksa ishte duke pirë kafe me dy kolegë të tij. Plumbat e prekën atë pas veshit, duke e lënë të vdekur në vend. Ai kishte mbrojtur në sallën e gjyqit Shullazin dhe Çapajt.

Mësohet se policia ka shoqëruar me dhjetëra persona midis të cilëve edhe pjesëtarë të familjes Çela.

Siç thamë edhe më lartë Ravik Gurra ishte mbrojtës ligjor i familjes Çapja, e cila është në një konflikt të përgjakshëm me familjen Çela në Elbasan.

Ky ka qenë edhe shkaku që policia ka shoqëruar edhe pjesëtar të familjes Çela. E si përfundim mund të thuhet se vrasja e  Ravik Gurrës do shënohet si një prej ngjarjeve më të bujshme në botën e krimit dhe atë të drejtësisë shqiptare.