JOQ Albania
Home

Një ditë pasi shpallën fitoren, amerikanët: ISIS ka ende celula të fjetura
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 24/03/2019 0:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Forcat Demokratike Siriane (FDS) të mbështetura nga SHBA-të kanë njoftuar se ISIS është zhdukur 100%, por gjithsesi grupi ekstremist vazhdon te ketë celula të fjetura.

Luftëtarët e Forcave Demokratike Siriane ngritën flamurin e fitores në Baghuz, bastioni i fundit ky i grupit xhihadist.

Por edhe pse humbën territorin, grupi shihet ende si një rrezik i sigurisë botërore.

ISIS ruan praninë e tij në rajon dhe ka bashkëpunëtorë në shtete të ndryshme si Nigeria, Jemeni, Afganistani dhe Filipinet.

Më herët presidenti amerikan, Donald Trump tregoi para gazetarëve dy harata që tregonin me të kuqe përhapjen e grupit terrorist në vitin që ai mori pushtetin dhe në hartën tjetër tregonte rezultatin e punës së tij.